Kristjan Asllani po përjeton momentin më të keq që pas kalimit te Interi. Mesfushori shqiptar u aktivizua në minutën e 85 kundër Barcelonës dhe kishte rastin e artë. Në minutat e fundit, Asllani u gjend përballë Ter Stegen, por bëri më të vështirën duke mos gjetur portën.


Nëse lojtari i Kombëtares do të shënonte, atëherë Interi do të kalonte automatikisht në fazën tjetër të Champions League. Këtë rast të humbur e ka përjetuar po aq shumë edhe Asllani. Menjëherë pas përfundimit të takimit, lojtari shqiptar është parë i shkatërruar emocionalisht dhe është ngushëlluar nga shokët e ekipit.
Pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, Asllani nuk mbajti dot lotët. Shokët e skuadrës shkuan menjëherë pranë tij për ta ngushëlluar.
There's no difference between you and Asllani 😭 https://t.co/dELAE9qhB4 pic.twitter.com/yCmnnRbMsh
— Sthunzi Somunt'efile (@biyela_bongz) October 13, 2022