‘Goca paska qenë e dalme komplet’, trondit vëllai i autorit te ngjarjes ne Klos: Shkuan per miqesi, zbuluam se.. Nuk di te genjej, e pa djalin..(VIDEO)

175
0

Besnik Mjeshtri, vëllai i autorit Fiqiri Mjeshtri, ka treguar me detaje versionin e tij të historisë për ngjarjen në Klos, në një intervistë ekskluzive të dhënë për Report Tv. Ai ka rrëfyer se gjithçka ka nisur nga një mesazh që vinte nga një numër që nuk e njihnin nga Anglia, ku i ishte shkruar babait të vajzës, (autorit) se “vajzën ta kanë turpëruar”.

Kaq ka mjaftuar dhe babai i vajzës, Fiqiriu ka kërkuar takim me fisin Shira, një natë para se të ndodhte ngjarja. Ata janë ulur në një kafene në Klos, ku Liri dhe Kenado Shira u ulën në tavolinë me mesazhe të printuara, madje sipas xhaxhait edhe me foto të mbesës së tij, që vërtetonte se vajza dhe Kenado kishin folur me njëri tjetrin për të paktën 1 vit.

Për t’i dhënë fund fjalëve që kishin nisur të përhapeshin në fshat, familja Mjeshtri u ka kërkuar familjes Shira që ta merrnin për nuse vajzën, e thënë ndryshe të lidhnin miqësi me njëri-tjetrin, e kështu historia do të mbyllej me “një fund të lumtur”.

Mirëpo, 17-vjeçari Kenado Shira ka refuzuar që ta marrë të renë për nuse, duke thënë se ajo kishte qene e lidhur edhe me kushëririn e tij, djalin e Eglantin Hasulës, Renadon.

Për këtë arsye, edhe këta 2 të fundit janë thirrur në takim për t’u sqaruar. Në ato momente, dy 17-vjeçarët, Kenado dhe Renado djem tezesh, kanë debatuar, duke akuzuar njëri-tjetrin se kanë pasur lidhje me vajzën, madje duke treguar edhe detaje nga raporti i tyre, çka, sipas versionit të Besnikut, bëri që i vëllai të humbte toruan.

“Goca ime paska qenë e dalme komplet”, mësohet të ketë thënë Fiqiriu, pak para se te qell onte.

Per me teper video me poshte