I riu nga Kamza i propozon të dashurës në mbrëmjen e maturës (Video)

473
0

Mbrëmja e maturës është një prej momenteve më të bukura të shkollës së mesme dhe që nuk harrohet lehtë. Shume nxënës ëndërrojnë dhe duan që mbrëmja e tyre e maturës të jetë e bukur dhe e paharrueshme ashtu siç janë edhe kujtimet me njëri-tjetrin. Si vajzat ashtu edhe djemtë kujdesen në çdo detaj që të shkëlqejnë në mbrëmjen e maturës dhe të jenë në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Dhe vëmendja e të gjithëve nuk mund të merret më bukur se sa me një propozim ‘Live’ para të gjithëve.

Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me dy maturantë. Një qytetar ka treguar për një propozim që ka ndodhur gjatë festës së mbrëmjes së maturës në një shkollë në Kamëz. Gjatë kohës që të gjithë po kërcenin, pista e vallëzimit u lirua për t’ia lënë të lirë një çifti në momentin më të bukur e romantik mes tyre. Personi që ka nisur videon thotë se ky duhet të jetë shembull për djemtë shqiptarë. Pamjet mund t’i shihni më poshtë…