Ky është momenti kur Elvis Shkambi, autori i vrasjes së gjyqtari Astrit Kalaja qëndron i qetë me duar në xhepa brenda rrethimit të Gjykatës së Apelit duke pritur forcat e policisë pasi kreu krimin e rëndë.
Pasi ka kryer vrasjen, 31-vjeçari ka dorëzuar armën tek një nëpunës gjyqësor dhe së bashku me xhaxhanë e vet kanë dalë jashtë ambienteve të gjykatës duke pritur policinë, ndaj të cilëve më tej nuk kanë bërë asnjë rezistencë.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit të Tiranë. Elvis Shkambi qëlloi me tre plumba gjyqtarin menjëherë sapo dha vendimin në disfavor të tij për një çështje prone duke i shkaktuar vdekje.
31-vjeçari qëlloi me armë zjarri edhe ndaj 2 personave të tjerë në sallën e gjyqit, me të cilët ishte në konflikt pronësie duke i lënë të plagosur.
Pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes, Elvis Shkambi, në pranga lidhur me ngjarjen e rëndë janë vënë edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, si dhe punonjësi i sigurisë i Gjykatës së Apelit Tiranë, Banush Koxhaj.
Sipas policisë, roja i sigurisë në gjykatë nuk ka marrë asnjë masë për të ushtruar kontroll fizik ndaj dajë e nip Elvis dhe Gjon Shkambi, edhe pse skaneri në momentin e hyrjes së tyre në sallë sinjalizoi praninë e metaleve.