Një djalë i mitur ka tentuar që ti japë fund jetës, duke u varur në litar. Është kjo ngjarja e rëndë e shënuar ditën e sotme në fshatin Akërni, të Vlorës.
Më konkretisht 14-vjeçari A.M., është gjetur i varur nga xhaxhai i tij, në afërsi të banesës.
Ai e ka liruar nga litari nxitimthi nipin, ndërkohë që i mituri është dërguar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë.
Aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar më shumë mbi këtë tentativë flijimi.
Sakaq mësohet se i mituri ishte i përfshirë në një sekt fetare, megjithatë nuk dihet nëse kjo përfshirje ka lidhje me varjen në litar.noa/