14.5 C
Tirana

I pastrehu heq pallton për një vajzë që kishte ftohtë. Ajo që ndodhi 5 ditë më vonë ndryshon jetën e tij!

Date:

Share:

Njerëzit nganjëherë kanë tendencë t’i gjykojnë të tjerët bazuar në atë se si duken apo në mënyrën se si vishen. Kur një çift u takua me një njeri të pastrehë, ai u ofroi pallton e tij gjate nje moti te ftohte me ngrice.
Kur Charlotte Ellis dhe Taylor Walden qendronin te mberthyer në stacionin e metrosë në Londër në janar 2017, pas humbjes së trenit të fundit, ata dëgjuan një zë që vinte nga prapa tyre. Ishte një njeri i pastrehë me emrin Joey.

Ai u ofroi atyre pallton e tij, të cilën Ellis mori e menjëherë, duke marre një pamje të çuditshme nga Walden.
Çifti pastaj u ul me Joey dhe filloi të bisedonte. Ellis vendosi që ata duhej ta merrnin atë në shtëpinë e tyre.

“Askush nuk meriton të jetoje në këto kushte. Nuk po them se ju duhet të keni besim te cdo njeri që takoni në një cep të rrugës, por kujt duhet ti besoni? ” Shkroi ajo.Ajo gjithashtu mund të kuptojë se disa njerëz mund të mos pajtohen me veprimet e saj, pasi “njerëzit nxitonin për të gjykuar”.
Por për Ellisin ajo ndjeu se jo të gjithë njerëzit e pastrehë janë “abuzues të drogës apo alkoolit”, apo janë “njerëz të këqij”.
Joey fillimisht nuk pranoi ofertën e tyre, por më në fund pranoi pasi Walden i tha atij, “nëse nuk vjen me ne nuk do ta marr atë në shtëpi”.
Sapo arritën në shtëpi, ata biseduan dhe po shkembenin tregimet e jetes. Si faleminderim, Joey ia dha pallton Waldenit. “Në sytë e mi, kjo dhuratë kishte një kuptim kaq të fuqishëm prapa, më shumë se çdo dhuratë që mund të kisha marre ndonjëherë”, shkruante Ellis.

Kur mbërriti mëngjesi, Ellis fillimisht u shqetesua se si do t’i tregonte nënës së saj per te pastrehin qe kishte sjelle në shtëpi, por për fat të mirë, mamaja e saj e kuptoi pas takimit me Joey.

“Të gjithë miqtë dhe familja ime fillimisht menduan se ishim të çmendur dhe mendonim më të keqen,” tha ajo për Mirror Online. “Pasi i prezantuam ato me Joey ata të gjithë filluan ta donin atë menjëherë, sepse ai është me te vertet një djalë i sinqerte”.Ellis gjithashtu tregoi se si e kanë ndihmuar Joey. “Ne e kemi marrë atë për ushqim indian, i kemi prerë flokët,i kemi dhene një telefon, miqtë e mi i japin atij një gardërobë të re, ata shkojnë të luajnë futboll, shikojnë Django, djemtë luajnë playstation , ai ndihmon nenen time të ushqejë kuajt.”

Pesë ditë më vonë, Joey mori një intervistë për punë dhe filloi një punë.
Ellis e përfundoi postin e saj në Facebook me një mesazh të fuqishëm për të gjithë: “Ndonjëherë gjithcka qe dikush do,eshte koha e dikujt tjeter, për të rivendosur besimin e tyre tek njerezimi. Unë e ndaj këtë histori për një arsye të vetme, ju lutem ndaluni pak dhe pyesni dikese si është dita e tij, duke i bere ata te kuptojne se ka njerëz që kujdesen. Thjesht jepini pak kohë. Nuk ju kushton asgjë.

/©10gjera.com
përktheu j.memeli/

Pershtati shqiptari.net

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...

Tabela e kursit të këmbimit, ja si u hap java për monedhat e huaja..

Sot, më 3 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.7 lekë dhe shitet me 95.7 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

Sherr mes dy grupe shqiptarësh në Itali, në pranga katër persona

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura. Siç raportojnë mediat vendase përleshja mes dy...

Më në fund ngrohet koha, del parashikimi per 5 ditët e javës, ja sa shkojnë temperaturat..

Sipas parashikimeve te Motit, qarkullimi anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata dhe të ngrohta pritet të na shoqërojë në pjesën më të...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.