I nxehti afrikan ka mberritur tashmë edhe ne gadishullin Ballkanik, dhe duke nisur kjo jave edhe Shqipëria pritet të përfshihet nga temperatura të larta, të cilat do të ndjehen edhe më tepër, për shkak të nivelit të lagështisë në ajër.
Drejtuesja e Zyrës Operacionale pranë MeteoAlb, Lajda Porja bën me dije për ABC se ditët më të nxehta parasikohen të jenë e marta dhe e mërkura, ndërsa Elbasani dhe Berati do të jenë qarqet me temperaturat më të larta. Ndërkohë në kryeqytet, termometri pritet të shënojë deri në 38 gradë Celsius.
“Prej 24 orësh i nxehti afrikan ka përfshirë gadishullin e Ballkanit duke çuar në rritjen e temperaturave në vlerat minimale. Kjo do të jetë dhe java më e nxehtë e muajit të verës. Parashikohet se zonat më të nxehta do të jetë qarku i Elbasanit, Ura Vajgurore Berati që do të shënojnë temperatura deri në 36 gradë celsius dhe në zonat malore temperaturat do të shkojnë deri në 31 gradë.
Të martën dhe të mërkurën temperaturat deri në 38 gradë celsius dhe në Tiranë, ndërsa në zonat malore temperatura deri në 33 gradë celsius. Këto janë masa ajrore që vijnë nga Afrika dhe kanë përfshirë brigjet e Mesdheut. Gjatë këtyre kohëve nuk do të mungojnë dhe reshjet, që do të jenë të pranishme në disa zona që do të jenë në formë rrebeshi. Momentalisht nuk presim që të kemi pluhur afrikan, por do të kemi temperatura të larta dhe reshje shiu në formë rrebeshi, kryefjala e këtyre ditëve është temperatura ku dhe temperaturat e natës do të jenë në rritje. Një tjetër element dallues në këtë periudhë është lagështira në ajër që na bën të ndiejmë më shumë dhe të nxehtin”, u shpreh meteorologia duke shtuar se kjo situatë sinoptike do të jetë edhe në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.
“Kete jave është e rëndësishme që qytetarët të bëjnë kujdes në daljen në pikun e verës akoma që ndiejmë është më e lartë sesa ajo që ne raportojmë. Kjo do të jetë një situatë në të gjithë Rajonin që ndryshe nga vendi jonë që ne jemi mësuar që ti kemi .
Është një valë e të nxehtit që ne e kemi përjetuar gjatë viteve të fundit, epiqendra e temperaturave më të larta pritet që të jenë për Kosovën dhe Maqedoninë që nuk janë ndeshur me këto temperatura”, ka thënë ndër të tjera Porja.