Teksa kanë qenë duke folur mbrëmjen e djeshme në lidhje me bosët e krimit në vendin tonë, dhe mënyrën si ata trajtohen në burgje dhe jo vetëm, gazetari Artan Hoxha ka treguar një histori interesante.
Ai ka folur për një të burgosur VIP i cili ka ndërruar 4 psikologe, dhe në fund të takimeve me të, 2 prej tyre kanë mbetur shtatzënë.
Hoxha thotë se ky është një rast skandaloz, se si personat që kanë detyra të rëndësishme, bëhen palë me të dënuarit.
“Njëri nga këta bosët e grupeve kriminale, ndodhej në burg, kishte kërkuar psikologe, dhe unë mbaj mend se atyre iu ndryshuan nja 4 psikologe, 2 prej tyre mbetën shtatzënë. Nuk e vazhduam si histori se do të bëhej skandal. Ja çonin psikologet në burg, dhe ai i korruptonte, se para kishte”, tregoi Hoxha.
Gazetari nuk dha emër se kush ishte i dënuari që ishte përfshirë në një histori të tillë.