A do hiqen masat anti-Covid? Manastirliu jep përgjigjen e prerë

121
0

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte sonte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”. Gjatë intervistës, ministrja u shpreh se pandemia nuk ka mbaruar ende dhe masat nuk do të hiqen.

“Si duket situata, do i lirojmë masat?”, u pyet Manastirliu.

“Të gjithë qytetarët janë të interesuar të dinë nëse lufta me covid ka përfunduar, e vërtetë që shumë vende po i heqin kufizimet por lufta s’ka përfunduar , sepse ne presim me dhjetra pacientë në ditë me covid. Kemi një numër të madh infektimesh ditore nga Omicron. Ajo se çfarë dimë është nuk ka normë fatiliteti si Delta, por ai infekton më shumë. Dhe fokusi mbetet te ata që janë më të dobët më të rrezikuar. Nuk duhet ta krahasojmë omicronin me gripin”, u përgjigj ajo.