I merrte pensionin e mamasë ”, Zonja Eni shtang emigrantin në Itali: Une ty kam për të të

290
0

Një situatë e tensionuar është shënuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E diela shqiptare”, gjatë një bisede telefonike.

Bashkëshortët Flutura dhe Arbeni kishin ardhur këtë të diel në seancën e ndërmjetësimit, që drejtohet nga juristja dhe avokatja e njohur, Eni Çobani, për të zgjidhur një problem mes tyre.

Ata janë në prag të divorcit për shkak të një pensioni që i takon nënës së Fluturës, e cila është e sëmurë.

Lidhur me këtë situatë, Eni Çobani kontaktoi në telefon vëllain e vogël të Fluturës, i cili jeton në Itali, për ta pyetur mbi arsyet përse nuk i sjell nënës pensionin që i takon.

Por ky i fundit akuzoi bashkëshortin e Fluturës se po i merr pensionin e nënës së tij, ndërsa iu drejtua me një gjuhë të ashpër juristes.

Vëllai i Fluturës:

Nigjo këtu, ti nuk ke punë farë të më marrësh mua në telefon njëherë, ta dish, në radhë të parë. Edhe unë me motrën time i zgjidh unë me motrën time.”
Eni Çobani:

Po nuk keni arritur do t’i zgjidhni problem..”
Vëllai i Fluturës:

Si mi, ça problemesh me? Ajo të ikë ta çojë burrin në punë, se burri i asaj po ha pensionin e nënës time.”

Pas këtyre fjalëve, vëllai i Fluturës mbylli telefonin, duke sjellë edhe reagimin e juristes Çobani.

E revoltuar nga sjellja e këtij të fundit, Çobani tha:

Njerëzit të cilët në këtë lloj kulture dhe edukate me të cilën ne i flasim, me shumë dashuri, marrin guximin dhe mbyllin edhe telefonin, ky meriton një përgjigje edhe nga unë. Pra e para që në këtë mbyllje telefonate unë kuptoj se me kë kam të bëj, me një njeri i cili nuk ka respekt as për njeriun që flet, po për më tepër dhe për rastin për të cilin ne flasim, për nënën e tij.

Pra unë i nderuar të kam telefonuar vetëm për një gjë, që ti të më thuash të vërtetën, që ku është pensioni që ti merr me një kartë të nënës tënde, gjë e cila ty nuk të lejohet ta marrësh, që është shkelje flagrante që është vepër penale.

Dhe unë po të paralajmëroj që nëse ti do të vazhdosh të mbash këtë qëndrim kundrejt motrës tënde, dhëndrit dhe neve personalisht që po ju lusim të na thoni të vërtetën, atëherë këtu do të ketë organe të tjera që do të merren me ju.

Ai burrë që guxoi të më mbyllë telefonin live, ai tani do të më njohë se kush jam, që nga ky moment. Me shtetin, me shtetin italian, me Ambasadën Italianë e cila do të merret që kush është ky shtetas në shtetin italian që tërheq një pension në emër të nënë, pa prokurë dhe pa asnjë deklaratë nga nëna e tij. Këtë do ta zgjidhë shteti italian me anë të një kërkese që do të bëjmë ne.”