“I mallkuar paska qënë emigrimi..” Motrat takohen pas 18 vitesh

573
0

Ditën e djeshme në Tv Klan teleshikuesit e emisionit “E diela shqiptare”, janë prekur nga historia e dy motrave që nuk ishin takuar prej 18 vitesh vitesh. Prej 30 vitesh tashmë, Xhuljana jeton në Kanada, por ajo kishte ardhur për t’i bërë një surprizë motrës së saj Katerina.

Arditi i intervistoi të dy motrat të cilat treguan historinë e dhimbshme të jetës. Katerina mendonte se takimin me motrën do e realizonte në aeroport, por surpriza e priste aty ku po zhvillohej intervista.

Teksa po fliste për historinë e familjes së saj, Xhuljana shkoi pranë Katerinës si ‘kamariere’ për t’i shërbyer çajin. Xhuljana mbeti e shtangur dhe të dy motrat u përqafuan mes lotëve.

“Kjo është motra më e mirë në botë. Ka motra si kjo? Kurrë s’ka”, u shpreh Katerina. 

“Ti je shumë e mirë vetë. Të gjitha motrat kudo që janë, janë të mira”, tha Xhuljana.