Dy lëkundje tërmeti njëri pas tjetrit shënohen në Greqi

685
0

Greqia është shkundur nga dy lëkundje tërmeti të njëpasnjëshme.

Lëkundja e parë me magnitutë 5.1 Rihter në juglindje të ishullit Rodos, ndodhi në 07:44 të mëngjesit – Fokusi ishte në zonën detare 30 km, në juglindje të ishullit të Rodosit.

Sipas vlerësimeve të para, thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 16.8 km.

Lëkundja e dytë me magnitudë 3.7 Rihter eshte regjistruar në Katerinipak çaste më vonë se i pari, sipas Institutit Gjeodinamik.

Tërmeti ndodhi 35 kilometra në jug-perëndim të Katerini dhe kishte një thellësi fokale prej 13.9 kilometra.