I lë një letër burrit dhe fshihet poshtë krevatit për të provuar besnikërinë e tij, por nuk e priste reagimin e tij

690
0

Marrëdhëniet romantike janë vërtet të vështira për tu ruajtur. Njerëzit dhe ndjenjat ndryshojnë me kohën, gjë që e bën, edhe më të vështirë që dikush të dijë nëse partneri do rrijë me të per gjithë jetën. Disa përpiqen të gjejnë mënyra për të zbuluar nëse partneri i tyre është me të vërtetë besnik ndaj tyre.

Një gjë të tillë ka bërë edhe një grua, e cila ka postuar historinë në faqen e Facebook, “Truth Slaps”.

Sipas postimit, një ditë, një grua u bë kurioze se si do të reagonte burri i saj nëse ajo do të largohej nga shtëpia. Kështu që, ajo vendosi të shkruante një letër duke thënë se është e lodhur prej tij dhe nuk do që të jetojë më me të. Letrën e la në tryezë në dhomën e gjumit dhe pastaj u fsheh nën shtrat.

Disa çaste më vonë, burri i saj hyri brenda. Ai mori një letër dhe e lexoi atë, pastaj filloi të këndojë dhe të hedhë valle nga gëzimi.

Ai mori telefonin e tij dhe telefonoi dikë: Ç’kemi dashuria ime! Gruaja më në fund e kuptoi se historia jonë mbaroi dhe ajo u largua nga shtëpia. Tani jemi të lirë të jemi së bashku. Unë kam qenë gabim .. vërtet gabova që u martova me të, uroj që të të kisha njohur më herët. Shihemi së shpejti mjaltë. Pas telefonatës burri doli nga dhoma dhe u largua.

Gruaja mbeti në lot dhe u mërzit shumë nga reagimet e burrit të saj. Pastaj, ajo u ngrit nga poshtë shtratit dhe lexoi ato që shkruajti burri në pjesën e prapme të letrës së saj.

Ai shkruante: Përshëndetje dashuri! Do të të jap disa këshilla. Herën tjetër që do të duash të provosh marrëdhënien tonë, kontrollo që këmbët tuaja të mos duken nga poshtë shtratit. Je e çmendur, por unë të dua shumë! … Unë shkova në dyqan për të blerë diçka.