Skip to content

I la pa fjalë, italianët i bëjnë pritjen madhështore Alketës në Sanremo (Video)

    Alketa Vejsiu, mbrëmjen e djeshme bëri realitet ëndrrën e saj për të prezantuar në festivalin prestigjioz të Sanremos. Ajo u vu në qendër të mediave shqiptare dhe italiane njëkohësisht, të cilat e përgëzuan për rrjedhshmërinë dhe shkathtësinë në të folur.

    Së fundmi Alketa ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një video ku shihet pritja e mrekullueshme që i kanë bërë italianët në Sanremo.

    “Bravo”, “Komplimente”, “Shumë e bukur”, “Urime”, dëgjohet të thonë italianët të cilët e përshëndesin dhe e fotografojnë vazhdimisht.