I kerkon shqiptareve te respektojne masat, por Pipero vete jep shembullin e keq

442
0

Mjeku i njohur i QSUT Pëllumb Pipero, 3 ditë më parë mori titullin “Qytetar Nderi” në Skrapar.

Në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Skraparit, ishin të mbledhur shumë figura të njohura dhe personalitete që uruan mjekun për këtë vlerësim, por në rrjetet sociale dolën fotot ku në atë ceremoni nuk u ruajt distanca sociale.

I pyetur ditën për Report Tv, Pipero ka bërë një autokritikë, ku tha se duhet të ishte treguar më i kujdesshëm dhe ky ishte një gabim që duhej evituar.

Por ai u “justifikua” me faktin që emocionet nuk e lejuan të ishte treguar më vigjilent ndaj rrezikut të COVID-19.

“Ishte një gabim që duhej evituar, duhet të isha treguar më i kujdesshëm por emocionet ishin të asaj natyre që ishin të papërsëritshme. Nuk ishte një shembull për t’u ndjekur. Duhej shmangur por nuk u shmang dot për shkak të emocioneve. Ishte një gabim që duhej evituar”, tha Pipero.