“I kërkoj falje të vak sinuarve ,” Vala e re e Covid, ky është shteti i parë që rifutet ne karantine

109
0

Letonia njoftoi një bllokim një mujor të Covid-19 pas një rritjeje të paparë të infeksioneve, duke u bërë vendi i parë në Evropë që rivendos kufizimet e gjera mes një valë të re të rasteve në të gjithë kontinentin.

Vendi baltik është një prej vendeve me shifrat  më të larta të rasteve të reja me Covid në raport me popullsinë në botë, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Sistemi ynë shëndetësor është në rrezik … E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë është të vak sinohemi,” tha kryeministri, Kršjānis Kariņš, të hënën në mbrëmje në një mbledhje urgjente të qeverisë.

Ai tha se shkalla e ulët e vaksinimit të vendit ishte fajtori për rritjen e shtrimeve në spitale.

Vetëm 57% e 1.9 milion letonezëve janë vak sinuar plotësisht, shumë më poshtë mesatares së BE -së prej 74%.

“Unë duhet t’i kërkoj falje të  vak sinuarve ,” tha Kariņš, duke shtuar se vetëm prodhimi thelbësor, ndërtimi dhe punët kritike do të lejoheshin të vazhdonin normalisht.

Javën e kaluar, presidenti Letonez, Egils Levits, rezultoi pozitiv me koronavirus, duke e detyruar presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, i cili ishte takuar me Levits një ditë më parë, të izolohej, raportoh The Guardian.