“I kam dhënë urdhër ministrit”/ Rama nxjerr njoftimin: Nga nesër nuk do të kete me…

414
0

Duke nisur nga data 1 Maj nuk do të ketë më shërbime në sportele, ndërsa Rama tha se shteti nuk do të shpenzojë miliona euro me letra dhe bojë, për certifikatat fizike.

Kryeministri tha se mbyllja e këtyre sporteleve synon shmangien e rryshfetit ndërsa zbuloi se ka lëshuar urdhrin e fundit për Ministrin e Brendshëm.

“Duke filluar nga 1 maji nuk do të ketë më sportele, të gjitha shërbimet kalojnë online. I kam lëshuar urdhër Ministrit të Brendshëm që të mbledhë printerat në të gjitha administratat pasi nuk do të jetë më nevoja. Shërbimet i merr me një klikim nga telefoni, kurse printerat dhe pajisjet e tjera nuk kanë përse të qëndrojnë kot nëpër zyra pasi janë pasuri e shtetit”, tha Rama.