U hap para pak ditësh, ndodh e papritura në tunelin e Llogarasë

15713
0

Hapja e tunelit të Llogarasë i cili shkurton rrugën drejt plazheve të jugut ka nxitur pushuesit që të shkojnë plazh. Orët e paradites afër tunelit të Llogarasë dallohet një trafik kilometrik i mjeteve që do kalojnë për në tunel.

Duhet theksuar se aktualisht vetëm një krah i tunelit është hapur për qarkullim këtë sezon veror dhe pranë tunelit krijohet trafik, pasi rruga ngushtohet nga dy korsi në një.

Tuneli i Llogarasë shkurton distancën për në jug, ndërkohë që nga Dukati në Palasë tani do bëhet për vetëm 7minuta nga 30 minuta që bëhej më parë. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta.