Aksident i rëndë në Itali, humb jetën vajza 3 vjeçare

2858
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në provincën e Palermos, Itali.

Një vajzë tre vjeçare, humbi jetën në një aksident automobilistik. Mediat italiane bëjnë me dije se vajza e vogël ishtë së bashku me pjesën tjetër të familjes, ku në timon ishte babai i 3-vjeçares.

Babai i vogëlushes ka humbur kontrollin e mjetit kur ka dalë nga një kthesë, e si pasojë humbi jetën 3-vjeçarja, ndërsa pjesa tjetër e familjes nuk patën dëmtime.

Nga hetimet e para rezultoi se makina ishte pa mbulim sigurimi dhe personi, i cili rrezikon të akuzohet për vrasje me automjet, nuk kishte leje drejtimi.