I ftuari heq mikrofonin në mes të emisionit: Ika unë tani, ju keni luajtur nga mend e kokës…

402
0

Mbremjen e djeshme, në emisionin “Open”, Analisti Andi Bushati dhe nën/kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku janë përplasur gjatë komentimit të situatës së krijuar një ditë më parë në Elbasan, ku pati një përplasje mes militantëve të PD-së dhe PS-së.

Bushati i ka kërkuar llogari se përse ka bandidtë në mbështeteje të Ramës që enden të lirë dhe nuk janë në burg, ndërsa Mazniku tha se aty kishte flamurë të PD-së gjatë vizitës së Bashës.

Pas përgjigjes së Maznikut, Bushati ka hequr mikrofonin duke tentuar të largohet nga emisioni, pasi e ka cilësuar si “cmenduri” krahasimin e dhunës dhe kriminelëve me disa flamuj të partisë.

Bushati: Nuk jam dakord me profesorin, e vetmja shpresë e kësaj maxhorance është dhuna e cila është e  vetmja zgjidhje për të shkatërruar zgjedhjet. Ajo që u bë në 2017 dhe në 2015 do të tentohet ne makro. Nuk matesh dot me banditët duke lexuar libra. Kush kapet në krim bën të tilla alibi. Kjo pra është më provokuat prandaj ju qëllova. Është kriminale, po futi pra në burg se t’i i mbron edhe bëjmë debat kot tani. I ke tek zyrat e PS ato bandidtë. Ata që qëllojnë atje janë njerëzit e Edi Ramës. Banditët qëllojnë në mes të qytetit dhe ti më bën mua teori.

Mazniku: Ai parkoi makinën në korsinë e biçikletave, kishte flamurë të PD-së.

Bushati: Si mund të krahasosh flamurin e PD-së me bandidtët. Ika unë tani.