I ftohti ‘Siberian’ pushton nesër Shqipërinë, ja kur do bjerë borë në Tiranë

638
0

Temperaturat do të nisin të ulen ndjeshëm dhe ndoshta vetëm tani do ta provojmë dimrin e vërtetë me të ftohtë të acartë.

Në një kohë kur po shpresonim se pranvera ishte duke ardhur, moti befasoi sërish dhe sipas Meteoalb, shumë shpejt ndoshta bie dëborë edhe në kryeqytet.

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt.24) dhe nesër (e diel, dt.25) në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshje dëbore në 300m mbi nivelin e detit, por në Veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të shfaqen edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare (por, mundësi më e lartë për qarqet Shkodër dhe Lezhë).

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 13

në vendet e ulëta: 5 / 12

në vendet malore: -4 / 10 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.24) dhe nesër (e diel, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim. Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë jugorë përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.