E tmerrshme/ Ndërpritet energjia elektrike, 3 fëmijë dhe një gazetar bllokohen në ashensor, shpëtojnë falë …

378
0

Për rreth 30 minuta kanë mbetur të ngujuar 7 persona në mesin e tyre tre fëmijë, në ashensorin e Qendrës Tregtare ‘Minimaxi’ në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Ashensori është bllokuar si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa askush nga stafi i këtij biznesi nuk ka reaguar për t’i nxjerrë nga ashensori klientët.

Në ashensor ka qenë i pranishëm edhe kryeredaktori i gazetës ‘”Zëri”, Lavdim Hamidi, me bashkëshorten dhe dy vajza të vogla.