I divorcuar me një vajzë, ky është deputeti nga Kosova bashkëshorti i ministres se arsimit

661
0

Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini do t’i japë fund beqarisë dhe do të kurorëzojë lidhjen e saj në martesë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj. Shahini është cilësuar si një prej ministreve më të preferuara të kryeministrit Edi Rama.

Ceremonia e thjeshtë ku do të jenë të ftuar shumë pak miq e të afërm të çiftit pritet të mbahet në një prej restoranteve të Tiranës këtë të diel.

Kujtojmë se deputeti nga Kosova ka qenë më parë i martuar dhe është divorcuar nga ish-gruaja e tij me të cilën ka edhe një vajzë, për të vazhduar lidhjen me ministren shqiptare, raporton CNA.

Çifti ka zgjedhur që ceremonia e martesës të jetë e thjeshtë, e vogël dhe jo shumë e bujshme. Ndërkohë që ende nuk dihet lista e të ftuarve të dasmës nëse do të jetë familjare apo do të ketë edhe politikanë e zyrtarë të lartë.