Deputetja e re e opozitës flet për herë të parë dhe befason: E respektoj Monikën, por..

846
0

Aurora është ndër deputetet më të reja të kuvendit, pjesë e opozitës së re. Ajo ka dalë nga listat e LSI në zgjedhjet parlamentare të 2017.

E ftuar në emisionin KafeIN, për herë të parë deputetja Mara ka sqaruar arsyet pse vendosi të pranojë mandatin dhe të dalë kundër vendimit politik të partisë së saj.

“Vendosa të përfaqësoj popullin e Matit i cili më ka votuar. Respektoj Monikën dhe presidentin por pranova mandatin dhe besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”, u shpreh deputetja Mara.

E pyetur në lidhje me qëndrimin e saj në kuvendin e Shqipërisë, zonja Mara deklaroi se ajo sot përfaqëson opozitën e re në kuvend e jo LSI dhe do kontribuojë për kryerjen e reformave të rëndësishme që do t’i hapin rrugën Shqipërisë drejt Integrimit evropian.