I dha lajmin e mirë ish-vjehrrit/ Nusja që përloti publikun me historinë e saj, është motra e këngëtares së njohur

445
0

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ka treguar historinë e saj një nënë e një vajze, e cila kishte vendosur të ftonte ish-vjehrrin e saj për t’i dhënë një lajm të mirë.

Nertila Marku mes lotësh ka rrëfyer vështirësitë që kishte kaluar me ish-bashkëshortin, me të cilin ka dhe një vajzë të vogël. Por këtë herë ajo kishte vendosur që të ftonte ish-vjehrrin për ta falenderuar dhe për t’i thënë se edhe ajo kishte kaluar disa peripeci në jetën e saj pasi gjendja shëndetësore e saj ishte porkeqësuar, por se i premtonte se do t’i dërgonte sërish vogëlushen për ta takuar.

Nertila nuk është një personazh i panjohur për publikun shqiptar. Ajo është motra e këngëtares së njohur me emrin emrin e artit Gugu, si dhe ka qenë ish-zëdhënësja e Nard Ndokës dhe është bërë disa herë pjesë ë lajmeve pas reagimeve që ka pasur ndaj politikanëve.

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ajo është shfaqur me një pamje krejtësisht ndryshe, me flokë të shkurtra dhe me një ngjyrë më të hapur, duke bërë që publiku të mos e identifikonte lehtë.