I del Lotaria Amerikane, trajneri i njohur lë profesionin për Amerikën

Vllaznia zyrtarizoi nëpërmjet një komunikate për shtyp largimin e Hasan Likës, por arsyet e këtij të fundit janë krejtësisht të ndryshme nga ato të shkodranit Cungu.

Në komunikatën e klubit shkodran theksohet se, Hasan Lika e la detyrën e tij pasi do të emigrojë drejt Shteteve të Bashkuara pas pak ditësh, së bashku me familjen e tij. Klubi shkodran, duke parë ecurinë e mirë të skuadrës, që është pranë rikthimit në Superiore, vendosi që të mos e pengojë trajnerin dhe e falënderoi për kontributin e dhënë prej tij.

Ndërkohë, klubi i Vllaznisë pritet të bëjë shumë shpejt publik emrin e trajnerit të ri, që do të marrë drejtimin e skuadrës deri në fund të sezonit.

Më herët ishte Armando Cungu që zgjidhte me marrëveshje kontratën me ekipin e Kukësit, edhe pse shkak ishin rezultatet e dobëta në krye të klubit verilindor.

- Advertisement -

“Amerika është punë-shtëpi”, Pas 17 vitesh në Amerikë, kthehet në atdhe: Këtu bëj 15 herë pushime në vit

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar në Sarandë një takim me sipërmarrës të cilët kanë zgjedhur të kthehen nga emigrimi...

Pensionet me Italinë, zbulohen kategoritë që përfitojnë dhe rocedura që duhet të kryejnë qytetarët

Dekretimi brenda pak javësh nga presidenti italian Sergio Mattarella, është hapi i fundit për njohjen e pensioneve për shtetasit e dy vendeve. Nga nisma...

Shqiptari bëhet viral në Itali me shpikjen e tij, prodhon këpucët që…

Një këpucë që lidhet vetëm me një gisht, është ideja që lindi nga Alban Ajdini, një 39-vjeçar me banim në Manduria, Itali. 39-vjeçari me origjinë...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.