Doktori me 48 fëmijë, përdori spermën e tij pa dijeninë e prindërve

Një mjek i specializuar për fekondime artificiale në Indiana të Shteteve të Bashkuara, i cili akuzohet se ka përdorur spermën e tij për të fekonduar artificialisht pacientet e tij pa konsensusin e këtyre të fundit, është konfirmuar tashmë nga testet e ADN-së se është baba i të paktën 48 fëmijëve, shmë prej të cilëve e kanë zbuluar identitetin e tyre të vërtetë vetëm kohët e fundit.

Njëri prej fëmijëve, 33-vjeçarja Heather Woock ka folur në një raport të publikuar këtë javë nga “The Atlantic”, ku ka shprehur befasinë e saj dhe tronditjen kur mësoi se kush ishte i ati. Woock, nga Indianapolis, tha se një person i huaj e kishte kontaktuar atë në gusht të vitit 2017 me pretendimin se ishte vëllai/motra binjake, gjë të cilën nuk mund ta besonte.

Gjithsesi, ajo u befasua po aq nga fakti që personi misterioz i përmendi asaj emrin e doktor Donald Cline, specialisti i fertilitetit që nëna e saj kishte takuar përpara se ajo të lindte. E ëma sigurisht i kishte thënë të mos shqetësohej, por “qetësia” vijoi deri kur personi i huaj nisi t’i shkruante sërish, e ashtu si ai/ajo nisën ta kontaktonin edhe persona të tjerë me të njëjtin pretendim.

Ata e kishin gjetur atë në Facebook, përmes një pseudonimi që ajo kishte përdorur në një llogari në “Ancestry.com” (për pemën gjenealogjike), të cilën e kishte përdorur pasi i shoqi i kishte ofruar asaj një test ADN-je për Krishtlindje.

Prindërit e saj, që kishin shkuar te doktori Cline për dhurues sperme, i kishin thënë se nuk e kishin idenë se kush ishte ofruesi i spermës. Testet e ADN-së konfirmuan më pas të paktën 48 fëmijë që kishin për baba…doktorin Cline. Por, ky numër mund të jetë edhe më i lartë, nëse merret në konsideratë numri i personave që s’kanë bërë kurrë një test ADN-je.

- Advertisement -

E tmerrshme/ Sulmi i fundit nga Izraeli, vrau 89 gra dhe 174 fëmijë

Të paktën 89 gra dhe 174 fëmijë janë vrarë nga sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan këtë të mërkurë autoritetet lokale...

Turma “ndahet në dysh” në sekond! Arma e frikshme që përdori Vuçiç kundër protestuesve në Beograd (VIDEO)

Një armë e specializuar zanore është përdorur kundër protestuesve në Beograd. Në pamjet e shpërndarë në mediat sociale, shihen momentet kur protestuesit qëndronin të...

Një tjetër avion merr flakë, detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasagjerët dalin në krahët e Boeing për të shpëtuar (VIDEO)

Një aeroplan pasagjerësh me 178 persona në bord ka marrë flakë pas një defekti në motor dhe është detyruar të devijohet për në Denver....

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.