Humoristi i njohur Koco Devole ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv për shkak të Covid, .
ABC kontaktoi me djalin e aktorit të njohur, i cili me anë të një lidhjeje telefonike, njoftoi se aktori në këto orë të fundit po reagon mirë dhe është duke u trajtuar për pasojat e sëmundjes, pasi sipas tij, Devole është konfirmuar negativ ditën e djeshme por gjendja shëndetësore është rënduar si pasojë e leu cemisë që aktori kishte më herët.
“Për aq sa më kanë informuar, gjendja është stabël. Mjekët më thanë që trupi po reagon mirë në këto momente. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të le ucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital.
Mjekët mendojnë se është shkak kjo sëm undje që ai u rëndua. Babai vendosi vetë të trajtohet tek Infektivi, se kishte shumë besim te mjekët shqiptarë. Komunikimet me mjekët janë të vazhdueshme të cilët kanë qenë shumë disponibël. Momentalisht është edhe motra në Tiranë, ndërkohë që mamaja është në SHBA. Nuk e dimë ende se sa kohë duhet që babai të përmirësohet.”, thotë i biri i Devoles.