Një tjetër humbje e madhe për botën e medias dhe spektaklit. Ka nderruar jete prezantuesi i njohur italian Fabrizio Frizzi. Ai vdiq gjate nates në spitalin Sant’Andrea në Romë, pasi i kishte rene Hemorragjia cerebrale
“Me Fabrizion iken nje pjese prej nesh, e historise sone, e jetes sone te perditshme”- ka thene zyrtarisht RAI.
Lajmin e kane dhene familjaret, gruaja e tij Carlotta, vëllai i tij Fabio dhe familja e tij: “Faleminderit Fabrizio për gjithë dashurinë që na ke dhënë”.
Më 23 tetor, Frizzi pesoi ishemi gjatë regjistrimit të një episodi të programit “L’Eredità”. Ai u dergua ne spitalin e Romes, por u permiresua dhe doli disa dite me vone.
Prezantuesi u kthye në TV në dhjetor, gjithmonë në krye të programit ne RaiUno. Më 5 shkurt, ai mbushi 60 vjeç. Duke folur për sëmundjen, ai tha, “Nuk ka mbaruar akoma: nëse unë shërohem, do t’ju tregoj gjithçka në detaje, sepse unë do të bëhem dëshmitar i hulumtimit, tani është hulumtimi që më ndihmon”.