Humbja e Xhevdet Ferrit i tronditi të gjithë, flet Ndriçim Xhepa: E vizitova në spital një ditë më parë..

2265
0

Lajmi i humbjes së Xhevdet Ferrit , një prej figurave dhe personaliteteve më të shquara të kinematografisë shqiptare, ka tron ditur miq, shokë dhe dashamirës të shumtë të artit dhe filmit shqiptar.

Aktori Ndriçim Xhepa, mik i ngushtë me Xhevdet Ferrin, bëri me dije se dje i shkoi për vizitë në spital dhe e pa në një gjendje shumë të rëndë por nuk ja mori mendja se aktori do të ndahej nga kjo botë pas 24 orësh.

Ndriçim Xhepa thotë se është i pikëlluar pasi në dhjetor e kishte takuar për herë të fundit kurse rrugëtimin si aktorë e kanë pasur së bashku pasi përkojnë të së njëjtës kohë.

”Nuk është se nuk i kam ditur gjërat që në pranverë. Por besoj se mund të jem personi i fundit nga njerëzit e artit që e kam parë mbrëmë”.

“Unë kur mora njoftimin jo më larg se dje në drekë që nuk ishte mirë. Isha dje deri në 9 në spital. Bënë një tolerancë mjekët, një mjek reanimator. Ndoshta bëra mirë, ndoshta keq pasi pashë në gjendje të keqe. Mjeku tha që kishte shpresa shumë të vogla”.

“Më shpjeguan gjithçka, me frymëmarrje të drejtuar. As 24 orë nuk janë mbushur kur e kam parë. Fola sot me të shoqen pasi kishim një dëshirë që Sanatoriumi të bëntë një përpjekje, por fundi është siç po bisedojmë dhe s’më erdhi në mendje që do vinte kaq shpejt, brenda 24 orëve”.

Ndriçip Xhepa tha se “ishim shumë miq bashkë, jemi ata aktorë që përkojmë si kohë dhe si moshë. Jemi aktorët e fillimit të punës në teatër, dhe në kinema. Xhoda kontribuoi në shumë filma, është 2-3 vjet më i ri se unë”.

Ai shtoi se me Ferrin ka punuar shumë tepër me të se sa të tjerët, si tek ‘Vendimi’ te ‘Dasma e Sakos’, te ‘Delegacioni’, te ‘Treni niset në 7 pa pesë’.

– “Kemi shkuar bashkë në Përmet kur xhiruam filmin e fundit. Kemi bashkëpunuar edhe tek Universiteti pasi ka qenë dekan i Arteve ndërsa unë isha pedagog i jashtëm. Në 96’ kemi qenë bashkë deputetë në parlament, pavarësisht kohës së keqe kur përkoi dhe pse ishte parlament cilësor”, u shpreh Ndriçim Xhepa.

“Kur e kam uruar në verë që u bë gjysh e shijoi dhe e mori këtë lumturi nga e bija. Kemi punuar bashkë, kemi jetuar bashkë dhe ka qenë një kënaqësi”- rrëfeu në ditën e ndarjes nga jeta të Xhevdet Ferrit aktori Ndriçim Xhepa.