Humbi kontrollin e motorit, ky është 17-vjeçari shqiptar në Itali që humbi jetën, dedikimi i vëllait ne Instagram

Një aksident fatal me motor i ka marrë jetë një adoleshenti shqiptar në Itali. Viktima është 17-vjeçari Alen Karaboja, raportojnë mediat italiane. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës në zonën e Bienno të provincës së Breshias.

I riu po udhëtonte me motor rreth orës 23:00 të së shtunës së bashku me një shokun e tij 15-vjeçar kur humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua në tokë duke u përplasur në një. Pasagjeri 15-vjeçari mbeti i plagosur, ndërsa Alen Karaboja fatkeqësisht humbi jetën.

Vdekja e adoleshentit shqiptar ka hidhëruar të gjithë komunitetin lokal në Itali. Në vendin e aksidentit, të afërm dhe miq vendosën lule dhe një pankartë ku shkruhej “Alen do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona”.

Një reagim në Instagram bëri edhe vëllai i madh i Enios.

“Do të të dua gjithmonë vëllai im i vogël. Ti je gjysma ime tjetër dhe gjithmonë më ke mbushur zemrën me gëzim. Çdo ditë do të shikoj qiellin dhe do të të përshëndes. Do më mungosh shumë..

Dy të rinjtë kanë qenë në një festë përpara se të aksidentoheshin me motor. Policia italiane do të hetojë shkaqet e aksidentit.

- Advertisement -

“Zgjimi i Lulit”/ Nuk kanë fund replikat mes Ramës dhe Bashës: Kur ishim bashkë deri në mesnatë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar sërish me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit postoi një video- mesazh për të. Rama ironizon Bashën për renditjen në...

Vajza 2 vjecare del në rrugë, babai i saj hidhet poshtë makinës për ta shpëtuar

Një moment pakujdesie mund të ishte shndërruar në tragjedi në Itali. Mediat vendase bëjnë të ditur se një 42-vjeçar është përplasur nga një makinë...

Aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, dalin fotot e tre të rinjve që humbën jetën

Katër të rinj  Enejd Laçi, 25 vjeç dhe Erildi Laçi 20 vjeç (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç humbën jetën...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.