Aksident tragjik në Itali me 3 të vdekur dhe 7 të plagosur

1049
0

Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas mesditës së të dielës në Livorno të Italisë, ku si pasojë e përplasjes së tre automjeteve kanë ndërruar jetë 3 persona, ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat italiane raportojnë se aksidenti i rëndë ka ndodhur në një pikë ku kryhet pagesa për autostradën.

Një makinë e drejtuar nga një shofer gjerman ka shkuar me shpejtësi tejet të lartë dhe ka përplasur dy makinë të tjera që ishin në radhë në pritje për të paguar autostradën.

Si pasojë e aksidentit mbetën të vdekur dy shtetas gjermanë, që po udhëtonin në makinën që shkaktoi aksidentin, si dhe një italian, i cili ndodhej në një nga makinat e tjera.

Mes 7 të plagosurve janë edhe dy fëmijë.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit tragjik.