Humbi jeten në ditën e parë të punës, kamarierët e Shkodrës bëjnë gjestin prekës për Musaenin

397
0

Një nismë e veçantë në ndihmë të familjes së 20 vjeçarit Musaen Zeneli, është ndërmarrë nga Rehyl Toska një nga kamarierët më të vjetër në Shkodër. Nisma e tij konsiston në mbledhjen e bakshisheve të ditës së sotme të kamerierëve në lokalet e Shkodrës si ndihmë për familjen Zeneli, e cila jeton në kushte të vështira ekonomike.

” U çova me kismet, i thashë nuses dhe vajzave se ditën e sotme do kontribuoj bashkë me kolegët e mi që të ndihmojmë familjen e Museinit. Kjo ishte iniciativa, bëra nisëmn e çova nëpër portale dhe njerëz, ajo u bë virale. Janë përgigjur disa, disa jo, kam marrë telefonata dhe më kanë përgëzuar për iniciatvën duke më shprehur besimin që kanë te unë. Do të vijojë, fondi do vazhdojë, bakshishet nuk është e thënë 1 mijë lekë , 2  mijë lekë sa të kenë mundësi ata. Ne smund ta kthejmë në jetë museinin por me i dhënë një ndihmë familjes”, thotë ai për Report Tv teksa bën apel që të gjithë kamarierët të kontribuojnë.

I tronditur nga gjarja, Rehyl Toska thotë për Report Tv se është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar ditën e parë si kamarier dhe gëzimin që ndjenë prindërit e tij kur dërgoi në shtëpi paratë që kishte mbledhur nga bashkishet. Ai ka bërë një paralelizëm me kohën kur ai ishte sa Museni 19 vjeçar.

“U ndjeva jashëzakonisht  keq. Një imazh i keq për turizmin, një gjë që s’ja uroj askujt sepse mendoja veten kur kam filluar punën si ai, kur i çova nënës dhe babait bashkishin ditë e parë, kurse ai ditën e parë mori gjënë fatale”, tha më tej Toska.