Skip to content

U nda nga Bora, Donaldi tregon si e perjetoi ndarjen: Unë shkoj te dushi, ulem në gjunjë dhe

    Binjakët Veshaj, Romeo dhe Donaldi ishte mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Soiree”, për të folur rreth këngës që sapo kanë publikuar, të titulluar “Margarita”.

    Ata thanë se me muzikën e tyre duan thjesht të argëtojnë njerëzit e jo të shfaqen si këngëtarë. Vëllezërit shtuan se nuk janë dakord që këngët të trajtojnë vuajtje apo dhimbje, prandaj kënga e tyre ka tjetër fokus.

    Donaldi, i cili para disa kohësh u nda nga Bora Zemani, tha se askush nuk ka vdekur nga dashuria dhe se vuajtja është personale.

    “Unë shkoj te dushi, tha ai, duke lënë të kuptohet se kështu e ka kaluar ndarjen nga moderatorja Zemani.

    Ndërkohë Romeo shtoi: “Dua që kur të hap radion mos dalin disa materiale që kanë energjinë e  “ty do të të kthehet gjithçka që më bëre. Oh ne u ndamë, por ne do kthehemi një ditë”. Jeta është e bukur shijoje. E kemi ne në dorë që të bëjmë disa gjëra me energji të mirë. Pse duhet t’i këndosh dhimbjes. “oh do të ta kthejë Zoti që me le. Çdo ndarje është e bukur. Pse ti marrim gjënë e keqe githckaje?”.