Skip to content

Humb kontrollin dhe përplaset më pemën, aksidentohet nëna e tre fëmijëve në Itali

    Një grua shqiptare 20-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, mbeti e plagosur seriozisht në një incident rrugor pasditen e sotme në Trevi të Italisë.

    Shqiptarja, e cila drejtonte një “Ford”, humbi kontrollin dhe goditi një nga pemët e shumta anës rrugës.

    Simone Marineli

    Për fat mirë, shkruan Umbriajournal.com, aty kaloi një infermier i ndihmës së shpejtë italiane, i cili pasi lajmëroi në numrin 118 i dha ndihmën e parë shqiptares.