Humb jetën gjate punes nje tjeter shqiptar në Itali

3101
0

Një 62-vjeçar shqiptar me inicalet E.H u përplas nga një mjet në autostardën A7 në Castelnuovo në Itali e si pasojë humbi jetën në vend. I moshuari ishte punonjës i mirëmbajtjes së autostardës dhe jetonte në Tortona, shkruajnë mediat italiane.

Përplasja ndodhi në momentin kur ai së bashku me kolegët e tij po kujdesëshin për mirëmbajtjen e rrugës drejt Genovas. Kolegët e tij ishin të parët që u përpoqën të ndihmonin 62-vjeçarin por fatkeqësisht edhe pas ndihmës së punonjësve shëndetësorë që mbërritën në vendngjarje nuk mundi të shpëtonte.

Hetimit do të zbulojnë nëse aksidenti ishte shkak i pakujdesisë së viktimës apo shoferi nuk ka marrë masat e nevojshme kur ka kaluar pranë kantierit.