Humb betejën me Covid, shuhet gazetari i njohur i sportit

102
0

Komentatori i njohur i sportit Kosta Grillo, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Mësohet se pas një beteje të gjatë me Covid-19, ai nuk ka mundur ta fitojë dot betejën.

Pas afro 2 muajsh i infektuar, Grillo ka mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm. Ai u dërgua për mjekim të specializuar në Turqi por fatkeqësisht lajmi i trishtë ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e kësaj të marte, 5 tetor 2021.

Lajmin e jep edhe gazetari Ervin Baku përmes një postimi në rrjetet sociale. Baku bën me dije se Kosta Grillo nuk arriti të fitonte betejën me virusin dhe mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta. Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të më të shtrenjtit të tyre.

“Vellai yne nuk ia doli dot! Te ndritte shpirti KOSTA GRILLO!”, shkruan ai.