Hoteli filmonte klientët në dhomat e gjumit, pronari: Pamjet i kam për përdorim personal

910
0

Një pronar i një hoteli në Halkidiki të Greqisë ka filmuar me kamera të fshehta klientët e tij në dhomat e tyre. Sipas mediave greke më 30 shtator, një çift që qëndronte në një hotel në fshatin Kassandra, Halkidiki raportoi se gjetën një kamerë të fshehtë në dhomë, duke regjistruar momentet e tyre intime.

Çifti ka vënë re kamerën e fshehtë në prizë më 29 shtator dhe të nesërmen kanë denoncuar pronarin në Polici.

Në një hetim të kryer nga autoritetet, u zbulua se të paktën dhjetë çifte të tjera ishin regjistruar vetëm në këtë dhomë, ndërsa kamerat ishin në të gjitha dhomat e akomodimit.

Policia ka arrestuar pronarin e hotelit në Halkidiki i cili pasi ka dhënë një deklaratë në Drejtorinë e Policisë Kassandra është lënë i lirë. Ai ka theksuar në dëshminë e tij se po regjistronte momentet private të qiramarrësve për përdorim personal.