Sulmet me dron nga Irani? Rama: Kemi njoftuar aleatët! Dronët e Turqisë do t’i përdorim në rast nevoje..

107
0

Kryeministri Rama në një intervistë  për “Now” në Euronews, është ka komentuar lajmin e publikuar në disa media ku pretendohej se Irani është i aftë të godasë vendin tonë me “dronë të padukshëm”.

Rama zbuloi  se për këtë kërcënim janë njoftuar aleatët tanë të NATO-s.

Kreu i qeverisë u shpreh se qeveria shqiptare do të blejë nga Turqia, fillimisht 3 dronë, e më pas 3 të tjerë. Më tej Rama tha se dronët e blerë do të jenë një aset i fuqishëm për vendin në luftën kundër krimit, ndërtimet pa leje si dhe në rastet kur është e nevojshme “të goditet” por pa sqaruar objektivin.

Kërc ënimi me dron të padukshëm nga Irani?

Rama: Jemi duke punuar me aleatët për mbrojtjen kibernetike dhe këtë kërcënim ua kemi adresuar aleatëve.

Keni vendosur të blini 6 dronë?

Rama: Fillimisht do blejmë 3, na duhen për mbrojtjen kundër krimit, bujqësinë, ndërtimet pa leje dhe në rast kur është nevojë për goditje.