Skip to content

Hoqi me forcë flamurin turk dhe e hodhi në det, arrestohet 48-vjeçari

    Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.

    Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.

    Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.

    Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes.

    Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

    Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme