Historia si në përralla e shqiptarit, nga kamarier në pronar restorantesh në New York (Video)

1121
0

Duket se legjenda për shqiptarët që e kanë nisur nga hici dhe kanë përfunduar në sipërmarrës të mëdhenj nuk është një legjendë.

Për Alban Prelvukajn kanë shkruar “Nju Jork Times”, “Forbes”, e shumë media të rëndësishme ndërkombëtare. Restorantet e tij janë në top listën e Nju Jorkut.

Ai u nis nga Plava dhe Gucia,shkoi në Amerikë në moshën 17 vjeçare, 17 vite më parë dhe sot është bërë një sipërmarrës mjaft i zoti, një nga shqiptarët më të suksesshëm, që ka krijuar brendin e tij.

Ai ka rrëfyer për “Pasdite në Top Channel” historinë e jashtëzakonshme:

“Sot kam 4 restorante në Nju Jork dhe në Tokio hapa të pestin në korrik të këtij viti. Jam shqiptari i parë me restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri tani.

Nuk e kam pasur ëndërr Amerikën, por kur nisi lufta në Kosovë dhe gjendja ekonomike u vështirësua, vendosëm që të largoheshim”,

300 punëtorë i kam shqiptarë nga 550 në total.

Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, pasi dua që t’ia hap derën të rinjve, në mënyrë që të vazhdojnë jetën në Nju Jork.” shprehet Alban Benjamin Prelvukaj