14.5 C
Tirana
spot_img

Historia që po befason Italinë: Jeta luksoze e studentit-hajdut shqiptar

Date:

Share:

Detaje të reja pas arrestimit të shqiptarit 26-vjeçar në Itali, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Doktor K’, pasi ishte me master pas studimeve në universitetin Bocconi.

Në një profil që i kanë bërë mediat italiane shqiptarit, tregojnë për jetën e tij dhe pushimet luksoze.

Ai jetonte dashurinë me një grua ruse, 39-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve, me të cilën bënte pushime luksi në Kosta Smeralda, shkruan Panorama.

Në banesë atij iu gjet një inventar kilometrik i mallrave të vjedhura, me të cilat kishte mbushur apartamentin me qira të përbërë nga dhoma gjumi – kuzhinë, dhomë gjumi dhe banjo në katin e dytë.

Dr. K ka përfunduar universitetin ‘Bocconi’ për Ekonomi Politike, me rezultate të larta, me një italishte të rrjedhshme, por që në sytë e policisë, pas arrestimit u shfaq një djalë shumë i heshtur.

I arrestuari është i lindur në Durrës, por që jeton ptej shumë vitesh në Itali. Ai është elegant, së paku si e përshkruan policia italiane, me fytyrë të bukur, i hijshëm, i sjellshëm dhe që në pamje nuk të jep fare përshtypje se mund të jetë një person i rrezikshëm.

Jeta e dyfishtë dhe vjedhjet i jepnin mundësi të jetonte mes luksit, ishte aktiv në jetën sociale, darka me miq dhe pushime luksit me të dashurën e tij ruse, të cilës ia paguante vetë të gjitha.

Vetë rusja e martuar, nënë e tre fëmijëve ka treguar për policinë se është befasuar kur e ka marrë vesh: “Unë nuk kam dyshuar kurrë për të. Kishte shumë ora, bizhuteri ari, gjëra antike, libra dhe kishte edhe tituj e diplomë të marrë nga Bocconi”-ka thënë ajo, teksa ka treguar se ai ka shfaqur gjithnjë një gjendje shumë të mirë ekonomike dhe paguante gjithçka për pushime.

Subscribe to our magazine

━ more like this

“Deri nga data 15 pritet të kemi..”, sinoptikania tregon parashikimin e Motit për muajin Mars, ja cfarë surprizash na presin pas datës 8..

Mëngjesin e kësaj të shtune në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show” ishte e ftuar meterologia Lajda Porja nga “MeteoAlb”. Si çdo fillim muaji,...

Nis muaji i begatë i Ramazanit, myslimanët fillojnë agjërimin, ja kalendari për Shqipërinë

Sot, më 1 Mars ka nisur muaji i begatë i Ramazanit, ku të gjithë myslimanët e kanë një nga obligimet e mëdha agjërimin për...

Diell apo Shi? Vjen parashikimi i Motit për 5 ditët në vijim, ja cfarë pritet sipas sinoptikanes deri ditën e martë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ne vendin tone priten mot i paqëndrueshem deri ditën e hënë, nderkohe priten reshje te pakta edhe te shtunen por...

Super Lajm për udhëtimin tuaj nga TIA, ja cfarë ndryshon nga data 1 mars. Vjen njoftimi nga aeroporti i Rinasit..

Aeroporti i Rinasit ka bere nje njoftim per te gjithe pasagjerët. Super Lajm për udhëtimin tuaj nga TIA! Duke filluar nga 1 Marsi 2025, pasagjerët që...

Luhatjet në kursin e këmbimit, çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa këmbehet Euro sot

Sot, më 01 mars 2025, dollari amerikan blihet me 94.8 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.