Pretendon se po reformon sistemin arsimor, por përgjigja e vogëlushes shtang Edi Ramën

625
0

Ndërsa flet vazhdimisht për reformim në sistemin arsimor në vend me qeverisjen e tij, duket se kryeministri Edi Rama nuk është shumë i informuar, ndonjëherë edhe për ato që thotë.

Rasti më konkret vjen nga vizita e kryeministrit në familjen Karaj, ku Rama shkoi për t’i dhënë dy fëmijëve të tyre, Greisit dhe Reit librat e vitit të ri shkollor.

Ndërsa propagandoi nismën e re të qeverisë për libra falas për nxënësit e shkollave fillore, Rama pyet vogëlushen se në çfarë klase shkon këtë vit akademik dhe me çfarë notash e mbylli vitin e shkuar.

Vajza i tregon se këtë vit hidhet në klasë të tretë, por kur përgjigjet se çfarë notash merr Rama shtang për një moment.

“Marr 5-a”, i’u përgjigj vajza. Në këtë moment, kryeministri zhgënjehet dhe shikon nga stafi i tij, por ndërhyn mamaja e vajzës duke i thënë se shkolla fillore ka sistem tjetër vlerësimi, pra nota maksimale është 5-a.

Ky moment ka qetësuar kryeministrin, i cili vijoi duke këshilluar fëmijët që të mirëmbajnë librat që në fund të sezonit duhet të kthehen sërish, por tregoi se për shumë lëvizje nga qeveria e tij ai nuk është aspak i informuar.