Gjithkush ka lindur ‘i veçantë’. Ju mund të përdorni këtë term ne cilendo mënyrë që dëshironi. Për disa ‘i veçantë’ do të thotë i shkëlqyeshëm, për disa kjo do të thotë i jashtëzakonshem. Kjo vajzë e vogël i jep një kuptim tjetër asaj që është e veçantë. Lindur pa duar, lexoni se si ajo e kapërcen problemin e saj të veçantë.
Vasilina Knutzen, lindi pa duar. Për Vasilinë është thjesht një gjë normale pasi është shumë e vogel për të njohur dhe kuptuar se çfarë është normale. Ajo tashmë ka mësuar se si të ushqehet duke përdorur këmbët e saj.
Shumica e prindërve nuk i besojnë të vegjëlve të tyre për t’u ushqyer. Ata janë të shqetësuar në lidhje me sasinë e ushqimit që do të hane ose rrëmuja qe ata krijojne do të duhet të pastrohet më vonë. Por kjo vajzë e bukur ishte me fat që të kishte një nënë me besim dhe kurajo.
Elmira Knutzen, nëna krenare dhe e lumtur e ka kapur me sukses arritjen e vajzës së saj të vogël, ndoshta si një motivim për nënat e tjera që të jenë inkurajuese dhe besimtare ndaj aftësive të fëmijëve të tyre.
/©gatuajshendetshem.com
përktheu j.memeli/