Historia e trishtë: ‘Nuk mund të bëja fëmijë, doja ti gjeja burrit grua tjetër’

158
0

Në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare”, Vitoria, rrëfen historinë e saj të dhimbshme. Shtatzëni të dështuara dhe një fëmijë i shumëpritur që nuk mundi të jetonte, ishin tragjeditë që goditën rëndë atë dhe Aleksandrin, bashkëshortin e saj.

Gjatë këtyre momenteve të errëta, ajo i dorëzohet fjalëve të njerëzve dhe ia ripërsërit ato bashkëshortit të saj duke i thënë të martohej me dikë tjetër sepse ajo nuk mundej t’i jepte fëmijë.

Vitore: U dorëzova fare në atë moment dhe thoja vetëm ta shoh të lumtur, t’i gjej një nuse ta martoj dhe më pas të vr as veten. Nuk më mbushte asgjë, isha shumë e dobët.

Ardit Gjebrea: Po pse? Pse? Vitore, mund të adoptonit një fëmijë, Zoti i di gjërat, një çift që në fund të ditës e duan njëri-tjetrin, bëjnë sakrifica, fëmija është gjithçka në këtë jetë, por në një rast nuk është gjithçka, ka gjëra të tjera, mund të kujdeseshit për një fëmijë tjetër. Përse duhet t’i thoshe Aleksandrit që kaq vite çfarë nuk keni kaluar bashkë, “martohu me një tjetër”? Çfarë tha Aleksandri kur ti ia thoje vazhdimisht?

Vitore: Ai në fillim e mori si një shaka, qeshte dhe një ditë më tha “Po mirë, vërtet për mua s’mendon fare?” dhe qau. Aty e ndjeva se e kam rënduar dhe atë jashtë mase, por më dukej sikur vetëm unë vuaja, por ai mbase ka vuajtur edhe më tepër se unë.

Ardit Gjebrea: Dhe nuk ta ka thënë?

Vitore: Jo, kurrë. Si nuk më tha gjysmë fjale. Nuk e di, ndoshta ka dëgjuar fjalë shumë më të rënda për mua dhe nuk më foli kurrë.

Më pas erdhi një moment reflektimi dhe Vitoria vendosi ta provonte sërish. Rinisi vizitat te mjeku dhe gjithçka që nevojitej.

Vitore: Fillova vizitat po te ai doktor, mbi 10 herë mund të them, ky rast i fundit ka qenë i njëmbëdhjeti. Po, e dy të parët, i thonë 13 raste, Ardit.

Ardit Gjebrea: Dhe tek rasti i fundit çfarë ndodhi?

Vitore: Ndodhi mrekullia.

Ardit Gjebrea: Mbete shtatzënë, me binjakë madje, por…

Vitore: Por po hipja në një autobus për të shkuar në Athinë, ai e nisi pa mbyllur dyert dhe unë u përplasa nga dera, nga krahu i djathtë dhe u shkëput fëmija. U trondita jashtë mase, dëgjoja që nëse ke binjakë, nëse vdes njëri, ikin të dy, përnjëherë.

Ardit Gjebrea: Nuk e besoje që fëmija tjetër ishte gjallë?

Vitore: Nuk e besoja. Megjithëse i dëgjoja rrahjet e zemrës, prapë isha shumë e dobët.

Ardit Gjebrea: Më në fund, erdhi fëmija në jetë?

Vitore: Erdhi.

Ardit Gjebrea: Para sa vitesh?

Vitore: Ka lindur në 2011.

Ardit Gjebrea: Si e ka emrin?

Vitore: Saviola.

Ardit Gjebrea: Pas 21 vitesh martesë vjen në jetë Saviola dhe sot e kemi 10 vjeç?

Vitore: Po, për 11.