Lulzim Basha humb të atin. Ditë e trishtë për kryedemokratin

95
0

Ditë e hidhur për Kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Sot ka ndërruar jetë i ati i tij, Xhelal Basha.

I ati i Lulzim Bashës kishte disa muaj i shtruar në spital, por nuk ka arritur ta fitojë betejën me sëmundjen.

Babai i kreut të Partisë Demokratike, Xhelal Basha është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare.

Mësohet se Xhelal Basha kishte qëndruar për muaj me radhë në spital, duke luftuar me një sëmundje të rëndë prej 1 viti.