Historia e Ramazanit, si u akuzua rëndë dhe padrejtësisht për trafik të qenieve njerëzore

98
0

Ka Një Mesazh Për Ty” nisi ndryshe këtë të diel pasi erdhi fillimisht i ftuari dhe jo dërguesi. Drejtori i Hetimeve të Krimeve të Rënda, Ervin Hodaj erdhi në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan me ftesën e Ramazanit, i cili dikur është gjendur në një situatë të vështirë.

Hodaj u vendos në anën tjetër të ekranit për të parë rrëfimin e Ramazanit, i cili nuk e di se i ftuari tashmë ka mbërritur. Ramazani jeton prej 27 vitesh në Itali, por para disa vitesh një incident pa asnjë dëm ndaj dikujt i shkaktoi një njollë në jetën e tij.

Ramazan: Ka qenë 2016 mos gabofsha. U ktheva në Shqipëri dhe ne si traditë kemi, gjyshi, babai im dhe unë, armën e gjahut. Hapëm shtëpinë si gjithë të tjerët, gruaja filloi të pastronte. Unë mora armën, sipër shtëpisë kisha një bahçe të vogël me ullinj. E fshiva, e rregullova, i bëra hyzmetin dhe thashë ta provojmë njëherë.

Ardit Gjebrea: Edhe?

Ramazan: Pam unë, ai kishte qenë te rrotullimi, inspektori i policisë.

Ardit Gjebrea: Ti bam armës, bam policia tek ty.

Ramazan: U çudita dhe unë, fërkova sytë, thashë a është njeri ky apo jo? Dhe e njihja, hë more zotëri i thashë se s’po ia nxjerr emrin, filloi duke u sjellë kështu me mua. I thashë po çfarë ke more burrë? Direkt, qendroren, 129 a nuk e di, Tirana, u bë nami në Kavajë.

Ardit Gjebrea: Po çfarë ndodhi?

Ramazan: Më mori përpara, më tha “ec me mua në polici”. Ika, shkova te porta. Te porta i thashë t’i flas gruas, “jo”, më tha, “s’ke punë me gruan”, si more s’kam punë more burrë?  Aty erdhi furgoni, s’i kapi as 5 minutat, 5 orë në polici.

Asokohe kishte hyrë në fuqi moratoriumi i gjuetisë, i cili ndalonte gjuetinë. Por ajo çfarë do të vinte më pas, do të ishte e rëndë dhe e padrejtë për Ramazanin.

Ramazan: Vjen Ministria e Mjedisit nga Tirana, problem i madh. Më thirrën në një zyrë tjetër, “firmos këtu”, nuk e firmos thosha dhe nuk firmos asgjë. Një miku im erdhi aty e tha “xhaxhi, do firmosësh se ata janë të Ministrisë së Mjedisit, të kanë gjobitur 1 milionë lekë gjobë, ke shkelur ligjet”. Dakord thashë,  po qe ashtu, firmosa, 1 milionë lekë gjobë. Dola pastaj.

Ardit Gjebrea: Armën ta mbajtën.

Ramazan: Armën dhe lejen e morën, të dyja. Përfundimisht pas 2 muajsh më vjen një letër, më thërret komisariati i Kavajës, “Ramazan, hajde këtu duhet të firmosësh diçka”. Edhe më lexoi vetëm për këtë, arma është e jotja por leja të është hequr përjetë. Thashë po si ka mundësi? Edhe nuk më tha “lexo më pas, faqen nga brenda”.

Ardit Gjebrea: Po çfarë ishte ajo?

Ramazan: Për momentin mua më tha Zoti, Zoti më tha mos e firmos, i thashë unë nuk jam dakord. Shkruaj “nuk jam dakord me vendimin” tha dhe kështu bëra. Mora letrën, ika në shtëpi dhe u shtriva te soba se isha me gjithë grua. Për qejf unë, e lexova komplet, hap sytë unë, Ardit… më falni… Lexova, Ramazan Daka person me precedent kriminal dhe trafikant i qenieve njerëzore. Unë./klan/