Skip to content

Historia e mjekut që qau për pacientin e tij..

    Një punonjës i emergjencës në një spital të Kalifornisë ka shpërndarë një foto ku kolegu i tij mjek duket i pikëlluar për humbjen e një pacienti 19-vjeçar.

    Fotoja, e cila tregon një mjek të gjunjëzuar jashtë një spitali të Kalifornisë Jugore, është postuar në rrjetin social Reddit.

    “Mjeku në foto nuk ishte në gjendje të shpëtonte një nga pacientët e tij. Megjithëse ky është një fenomen i zakonshëm në fushën tonë të punës, pacientët që humbasim janë zakonisht të moshuar, të sëmurë ose një kombinim i të dyjave.

    Pacienti që vdiq ishte 19 vjeç dhe për të, ishte një nga ato ngjarjet që ndodhin ndonjëherë dhe thjesht të godet”,-shkruan postuesi.