Në ‘Vanity Fair Italy’, në rubrikën e veçantë të letrave dhe dërgesave të historive njerëzore, një prej tyre ka bërë shumë përshtypje.
Bëhet fjalë për historinë e Albanës dhe Giuseppes. Albana ishte një emigrante shqiptare që si të gjithë ju drejtua vendit fqinj për një jetë më të mirë në 1999-ën dhe ja kështu u njoh me Giuseppen, asokohe prift.
Ai strehoi nënën dhe të renë duke i ndihmuar dhe punësuar si asistenten e tij në punët e përditshme.
Me kalimin e kohës, lidhja me Albanën vetëm u fuqizua dhe pas një viti qëndrim në Itali, asaj i vjen lajmërimi për nisjen e proceduarve të dokumentave.
Giuseppe vendosi ta ndihmojë dhe la pasdore detyrat e tij, ndërkohë nuk u zëvendësua në kishë, ndaj kur mesha e së dielës nuk u mbajt sepse prifti nuk ishte i pranishëm, gazetat lokale, nisën të shkruajnë duke e quajtur ‘prifti në arrati’. Çfarë ndodhi më tej?
Nga shoqëria që kishin ndjerë për njëri-tjetrin, diçka ndryshoi. Albana i kërkoi të ndërtojnë jetën bashkë dhe ai hoqi dorë nga detyra si prift për të.
Aq i rëndë dhe i pakonceptueshëm ishte ky vendim për personat që jetonin në qytezë saqë filluan të gjuanin me gurë në shtëpinë e Albanës.
Ajo e perjetoi keq këtë situatë dhe u shtrua në spital psikiatrik për pak javë. Të dashuruarit gjithsesi u martuan, por u largan nga qyteti dhe filluan një jetë të re me njëri-tjetrin.
“Tani pas 20 vitesh martesë, jemi më të lumtur se kurrë”, shkroi Albana në përmbyllje të letrës.