Hapja e kufijve/ Qytetarët e revoltuar në Rinas,: Një test Covid këtu kushton 35 euro, në Gjermani 3 euro

576
0

Me hapjen e kufijve nga Bashkimi Evropian, qindra qytetarë janë drejtuar sot drejt aeroportit “Nënë Tereza” për të udhëtuar në vendet e BE-së.

Sipas rregullave të vendosura, kalimi i qytetarëve mund të ndodhë vetëm duke paraqitur një test Covid negativ. Mirëpo, qytetarët e revoltuar kanë pohuar se testet që duhet të kryhen në aeroport kushtojnë 35 euro, ndërsa në vendet e Bashkimit Evropian vetëm 3 euro.

Sipas tyre ky është çmim tepër i shtrenjtë duke marrë parasysh pagat që janë në Shqipëri.

“Tepër e kushtueshme, në supermarketet e Gjermanisë e blen testin me 3 euro këtu me 35 euro. Në Gjermani e ke rrogën 2000 euro këtu 300 euro, si nuk është shtrenjtë një test 35 euro”, tha një qytetar për “FaxNews”.

Prej dy ditësh qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian vetëm pasi të kenë kryer testin Covid i cili duhet të rezultojnë negativ, ndërsa ata qytetarë të cilët janë vaksinuar plotësisht nuk është e nevojshme ti nënshtrohen testit Covid-19 apo karantinës në vendet e BE-së.